Vetting në politikë? Rama: Sistemi i ri bën pastrimin për të gjithë, edhe për mua e këdo tjetër

Prej orës 10:00 ka nisur Asambleja e PS. Nga mbledhja e Asamblesë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria sot nuk ka opozitë.

Duke dëgjuar parafolësit opinionit mund ti krijohet ideja se sipas nesh gjërat janë në rregull. Unë dua të them se ‘Jo’ të gjithë gjërat nuk janë në rregull. Njerëzit nuk hanë shifra, nuk e mbushin tavolinën me statistika, nuk i veshin fëmijët me suksese dhe në fund të muajit nuk llogarisnin shifrat, por shikojnë ekonominë e tyre. Sot nuk kemi opozitë, ajo që kemi është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura, që në pamje të parë duket se e bën më të lehtë punë tonë, por jo, sepse një opozitë që nuk të sfidon në intelekt, por fizikisht është një hata e madhe. Një opozitë që shkon në Kuvend si në një tapet mundje, është një hata e madhe.

Opozita është shumë rrezikshme për ne, jo për rezultatin e zgjedhjeve, por për tu motivuar për të bërë më të mirën. Sfida kryesore është motivimi. Reporteri i Bundestagut tha asnjë vend nuk ka bërë sa Shqipëria para hapjes së negociatave. Por ne nuk shumë akoma për të bërë. Kur qeveris e djathta mjafton të mos hanë kokrrën e plumbit në protestë dhe të gjenden të dhunuar në të drejtën e tyre janë në rregull, kur qeveris e majta ka gjithmonë më mirë. Nga ne njerëzit nuk mund të kënaqen se nuk i vrasim rrugëve dhe nuk i dhunojmë verbalist dhe fizikisht.

Ne jemi një forcë e të ardhmes, ata e të shkuarës. Gjithë ajo luftë mbi dhe nën dhe për të çuar para reformën në drejtësi dhe ajo përballje ekstreme me çadrën në bulevard për të çarë rrugën e vettingut ka qenë sikur e kemi treguar. Sot pallati i drejtësisë po shembet, të korruptuarit nuk kanë shpëtim. Njerëzit po e shohin si po përshkallëzohet procesi dhe po largohen ata që e kanë mbajtur peng pallatin e drejtësisë, por cfarë thonë? Si të shpëtojnë këta me kaq? Vettingu është procesi i pastrimit. Akush nga ata që ikin, nuk do lihet pa u rithirrur se ku i gjete paratë?

Vettingu që po bëhet ka synim që të pastrojnë sistemin dhe është sistemi që e bën pastaj për të gjithë, edhe për mua edhe për këdo tjetër, atë që bën për gjykatësit dhe prokurorët. Ne duhet të jemi krenarë që PS ka treguar se është e vetmja forcë që mendon dhe vepron si forcë e së ardhmes. Në korrikun e famshëm ishim gati vetë ekszistencën e qeverisë për ta cuar përpara transformimin e drejtësisë.