Vendimi i qeverisë, hiqen vizat për këtë vend, pritet zhvillim i turizmit

Qeveria shqiptare përmes një vendimi të miratuar nga Këshilli ministrave njoftoi heqjen e vizave për shtetasit kinezë për periudhën 1 prill deri në 31 tetor 2018.

Vendimi është mirëpritur nga ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yue, e cila është shprehur se kjo do të sjellë progres në shkëmbimet njerëzore mes 2 vendeve. Për qeverinë shqiptare, por edhe për ambasadoren kineze, heqja e vizave do të shtojë numrin e turistëve në Shqipëri, të cilët tanimë kanë një arsye më shumë për t’ju drejtuar Shqipërisë direkt nga Kina.

Kina është burimi i parë në botë për turistë jashtë kufijve nga ku vetëm në vitin 2017 ishin 130 milion turistë në botë dhe konsumi i tyre kap vlerën e 110 miliard dollarëve.