Vazhdon masakra mjedisore në shtratin e lumit Mat

Ndonëse e ndaluar me ligj, këto kamionë vijojnë të marrin inerte nga shtrati i lumit Mat, në zonën e Milotit. Këto pamje janë xhiruar nga banorë të zonës të shtunën.

Një kamion transporton i pashqetësuar inertet në rrugën kombëtare Milot – Lezhe, duke kaluar në rreth –rrotullimin e Milotit ku thuajse gjithmonë qëndron një patrulle policie.

Ndërsa filmimet e xhiruara te dielën nga Tv Klan tregojnë se shtrati i lumit vijon te shfrytëzohet, nga individë apo kompani abuzuese. Gjurmët e gërryerjes janë dëshmi e masakrës dhe tjetër provë e shqetësimit të ngritur nga banoret që dërguan në redaksi filmimet amatore.