Vasili denoncon veprimin e mazhorancës: Skandaloz dhe pa asnjë shkak

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili njëkohësisht kryetar i Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë në Kuvend ka denoncuar publikisht, mbledhjen e këtij komisioni pa praninë e opozitës. Vasili e cilësoi një akt “skandaloz” veprimin e mazhorancës, për të miratuar ligjin pa praninë e opozitës. Ai thotë se maxhoranca minoi konsensusin në një ditë ku Shqipëria pret një raport pozitiv nga BE.

“Konkretisht, në mënyrë të njëanshme, skandaloze dhe pa asnjë shkak, Komisioni i Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë është mbledhur vetëm me anëtarët e PS, deputetë të Kuvendit, pas një kërkese time si kryetar i komisionit për shtyrjen vetëm një ditë të punimeve të komisionit nga dita e martë në ditën e mërkurë për shkak të impenjimeve politike të shumicës së anatërëve të opozitës lidhur me çështje që kishin të bënin pikërisht me ditën e sotme, të raporteve që pret Shqipëria.

Jo më larg se një ditë më parë ditën e djeshme, pati një kërkesë të njëanshme për ta mbledhur këtë komision dhe për ta shqyrtuar ligjin për Strehimin Social.

Do të doja vemëndjen tuaj për disa momente të caktuara që e bëjnë të patolerueshme situatën.

Ky ligj është miratuan në parim me konsensus mazhorancë opozitë, një nga rastet e veçanta kur është gjetur dakortësi dhe kam qënë i lumtur. Sa i takon për kohës që pretendohet se ëhstë humbur se mbi një muaj nga miratimi i ëktij ligji është shpenzuar nga mazhoranca socialte për ta mbajtur në komision dhe mbi dy javë nga ministria përkatëse për të reflektuar rregullime pa fund. Për shkak të papërgatitjes së mazhorancës për këtë çështje. Tani, është në vlerësimin tuaj të gjykoni, se pasi humbën një muaj, nuk u priste puna të prisnin 24 orë!” theksoi Vasili.