Valbona Selimllari zbulon foton e vjetër, si dukej ish-missi 25 vjeçe

Ish-missi i parë shqiptar, Valbona Selimllari, vazhdon të mbetet edhe sot një ikonë e bukurisë femërore. Ajo është mjaft aktive në ekranin shqiptar, ku me bukurinë dhe elegancën që gëzon ka tërhequr jo pak vëmendjen dhe pëlqimin e shumë qytetarëve.

Selimllari është aktive dhe në rrjetet sociale, ku shpesh shfaq bukurinë e saj. Së fundi, bukuroshja shqiptare është rikthyer shumë vite pas në kohë, duke kujtuar momente nga viti 1997. Valbona publikon një foto me mikeshën e saj, Sonila Çaushi, kur ishte vetëm 25 vjeçe.

Valbona na tregon se çfarë ka ndryshuar pas më shumë se 27 vitesh kur ajo u kurorëzua si Missi i parë shqiptar.