Të shtëna me armë zjarri në Lezhë

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë pasdite në Lezhë. Dyshohet se një polic ka qëlluar në drejtim të dy personave. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar personat e përfshirë në konflikt.

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, por policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.