Stresi provokon sërish

Nuk kanë kaluar as 2 ditë qëkur Arkimed Lushaj (Stresi) u la i lirë, pasi akuzohej për përdorim të lëndëve narkotike, dhe u shoqërua në polici, dhe më pas u la i lirë. Por dje ai ka publikuar një këngë ku shihet teksa konsumon marijuanë dhe me kallash në duar. Edhe në tekstin e këngës Stresi thotë: “Ju kam bërë dalje…”

Kujtojmë se në momentin që Stresi u arrestua ai po konsumonte drogë, në deklaratat e tij në polici ai tha se konsumonte për qejfin e tij por nuk e tregtonte atë.