Sonila Meço mërzitet me BE-në, pse po hap negociatat për Shqipërinë: Po këta, aguridhe na dinë ne!

Sonila Meço duket se është mërzitur për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Komisioni Evropian pritet të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Mediat gjermane pohojnë se Komisioni vlerëson ecurinë e vendeve të Ballkanit, për t’u bërë pjesë e zgjerimit të BE-së, duke rekomanduar hapjen e negociatave si për Shqipërinë, ashtu edhe për Maqedoninë.

Por i njëjti raport thekson se korrupsioni, krimi i organizuar, demokracia dhe sundimi i ligjit janë çështje ende të paadresuara.

Po të kujtojmë se në 2016-ën KE rekomandoi çeljen e negociatave, duke vënë theksin tek reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, reforma në administratë, por vendet anëtare nuk pranuan (Austria vendosi veton), ateherë dy paradokse na plasen fytyrës:

Ju rekomandojmë çeljen e negociatave, por po jua themi ndërkohë se ende nuk keni zgjidhur korrupsionin, krimin e organizuar e sundimin e ligjit.

Ne bëjmë të mirin si Komision, por të keqen gjejeni tek vendet anëtare.

Na dinë vërtetë aguridhe dhe tallen me ne, apo po tallemi me veten duke besuar se janë aq aguridhe????”, shkruan ajo.(TemA)