SITUATA POLITIKE ‘SHPËTON’ BASHËN, PRITET FURTUNË NË PD

Kreu i PD Lulzim Basha do të mbledhë Kongresin e Partisë Demokratike më 28-29 prill.

Lajmi konfirmohet nga newsbomb.al. Por ndonëse po i afrohemi kësaj date të rëndësishme për partinë e djathtë, në selinë blu ka heshtje.

Basha me shumë zgjuarsi, duke shfrytëzuar situatën politike që siç u pa edhe dje u shoqërua me përplasje e shfaqje të shëmtuara në Kuvend, ia ka dalë të eklipsojë një fakt të rëndësishëm që pritet të shkaktojë “furtunë” reagimesh e përplasjesh në PD.

Basha vërtet do mbledhë Kongresin e PD në datat e parashikuara por në Kongres do të ndryshohet vetëm statuti dhe nuk do zhvillohen zgjedhjet e Këshillit Kombëtar.

Kështu, kryedemokrati do u “mbyllë gojën” demokratëve të cilët kërkojnë ndryshimet statutore duke ruajtur njëherazi pozicionin e tij si lider i PD, raporton newsbomb.al.

7 mijë delegatë do të vijnë nga rrethet në Tiranë vetëm për ndryshimet në statut dhe asgjë nuk do ndryshohet nga Këshilli Kombëtar.

CIli është plani i Bashës? Pas ndryshimeve në statut, do të zhvillohen zgjedhjet në degët e PD dhe kryedemokrati do ketë kësisoj gjithë kohën por edhe mundësinë për të zgjedhur njerëzit pro linjës së tij. Si ta arrijë këtë, në dhjetor të 2018-ës ka planifikuar të zhvillojë edhe zgjedhjet në Këshillin Kombëtar, mëson newsbomb.al.

Deri atëhere, duke e vonuar qëllimisht këtë proces, kreu i PD do luajë me “kartën” e rrëzimit të Edi Ramës për të ringritur e ripërtërirë veten brenda partisë së tij ku janë të shumtë ata që i kërkojnë dorëheqjen.