Shqiptarët braktisin Shqipërinë, 67.5 mijë persona kanë marrë nënshtetësi të huaj

Shqiptarët mbajnë vendin e dytë mbas Marokut për numrin e lartë të qytetarëve që kanë marrë nënshtetësi të vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, janë 67 mijë e 500 shqiptarë të cilët gjatë 2016 kanë marrë një tjetër nënshtetësi, ku peshën kryesore e mban nënshtetësia italiane dhe më pas ajo greke.

Rritet ndjeshëm numri i shqiptarëve që kanë marë nënshtetësi të huaj duke braktisur atë shqiptare.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se shqiptarët zënë vendin e dytë pas marokenëve, të cilët kanë marrë pasaportë për të jetuar si qytetar me të drejta të plota në vendet e Bashkimit Europian.

Raporti i cili i referohet të dhënave të 2016, nxjerr në pah se janë 67 mijë e 500 qytetarë shqiptarë të cilët kanë marrë një tjetër kombësi.

Peshën kryesore e mbajnë dy vendet fqinje Italia dhe Greqia, ku kanë marrë nënshtetësi 97 % e emigrantëve shqiptarë.

Në Itali dhe Greqi emigrantët nga Shqipëria mbajnë vendin e parë për pajisjen me pasaportë krahasuar kjo me emigrantë nga vende të tjera të botës.

Pas Shqipërisë, vendi me numrin më të lartë të emigrantëve që kanë marrë nënshtetësi në vendet e Bashkimit Europian është Maroku me rreth 101 mijë e 300 persona të cilët kanë marrë nënshtetësi spanjolle dhe franceze.

Të tjera vende me numër të konsiderueshëm të emigrantëve që kanë marrë nënshtetësi të huaj janë India, Pakistani dhe Turqia.

Emigrantët që kanë marrë nënshtetësi në 2016

Maroku 101 mijë e 300

Shqipëria 67 mijë e 500

India 41 mijë e 7

Pakistani 32 mijë e 9

Shqiptarët kanë marrë nënshtetësi

Itali 54.7%

Greqi 42.3 %

Belgjikë 0.8%