Shqipëria ka koston më të lirë për të jetuar

Shqipëria ka koston më të lirë për të jetuar, dhe këtë e tregon indeksi i kostos së jetesës së agjencisë ndërkombëtare Numbeo për 2018-n.

Indeksi i kostos së jetesës në Shqipëri shënon 39,23 % dhe është shumë i ulët sipas Numbeos, krahasuar me indeksin e kostos së jetesës në New York 60,77 %.

Në renditjen e 563 vendeve për kosto të ulët jetese, Shqipëria është e 465-a, shkruan Ekonomix.

Një familjeje me katër persona për të jetuar në Tiranë i duhet të shpenzojë 163,969.36 Lekë pa përfshirë këtu qiranë e shtëpisë. Shuma është përllogaritur sipas të dhënave që disponon agjencia Numbeo.

Edhe të jetosh vetëm në Tiranë sipas Numbeos kushton më pak se në çdo vend tjetër të rajonit, 46,452.45Lek, pa përfshirë qiranë e shtëpisë.

Numbeo konfirmon se kostoja e jetesës në Tiranë vazhdon të jetë më e ulët krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica ka koston më të lartë të jetesës në rajon, ndërsa Prishtina e ka më të ulët. Indeksi është bazuar në indikatorë si transporti, shporta e ushqimeve bazë, çmimet e restoranteve, etj.

Referuar grafikut të të dhënave të Numbeo-s, shqiptarët shpenzojnë gjatë muajit:

31,6 % në markete,

18,8% qira,

15, 8 % transport,

13,7 % në restorante,

8,8 % për gjëra utilitare,

6,7 % për aktivitete sportive dhe pjesa e mbetur për veshje dhe këpucë.

Gjithashtu edhe Business Insider në listën e publikuar me 26 vendet më të lira të Europës për të jetuar, e rendit Tiranën të 19-n.

Platforma citon se Tirana është një prej kryeqyteteve Europiane ku është e mundur të jetosh me më pak se 600 paund, ($800, €673, Lek 89,000).