Shpërndante kokainë në disa zona në Tiranë, bie në pranga 38-vjeçari

Policia në Tiranë ka goditur një tjetër rast të trafikimit të kokainës, duke arrestuar dhe një person.

Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative, ka rezultuar se ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Laprakës, Zogut të Zi dhe “Don Bosko”.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike “Kokainë”

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcat Speciale Shqiponja në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin:

Leonard Durrësi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative, ka rezultuar se ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Laprakës, Zogut të Zi dhe “Don Bosko”.

Shtetasit të lartpërmendur në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 25.4 gramë doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.