Shoqëria civile sot protestë tek Kryeministria: Do jetë paqësore

Nisma Thurje e drejtuar nga Besjan Pesha ka thirrur një proteste sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit kundër koncensioneve dhe taksave te të larta. Organizatorët thonë se do protestojnë paqësisht, duke bërë thirrje që qytetaret te marrin me vete dhe fëmijë. Po kështu ata kane publikuar edhe lejen që kane marre ne polici per organizimin e protestes.

“Në orën 12:00, takohemi të gjithë te Parku Rinia për të marshuar drejt Kryeministrisë e për ti dhënë një mesazh të fortë Kryeministrit se ne nuk jemi dakord. Se Shqipëria nuk i përket një grushti të pangopurish por të gjithë qytetarëve shqiptarë…”-thone organizatoret.