Saimir Tahiri rikthehet në parlament, kërkon të flasë si deputet i pavarur

Saimir Tahiri, ish-ministri nën akuzë për trafik droge rikthehet sot në parlament pas 5 muajsh mungese. Ai nuk shkeli në sallën e seancae plenare që prej nëntorit kur prokuroria kërkoi arrestimin e tij dhe heqjen e mandatit. Në atë kohë, mazhoranca e përjashtoi nga grupi i PS, por nuk e dorëzoi në burg, pra nuk i hoqi mandatin. Sot Saimir Tahiri ka vendosur të kthehet në sallën e seancave plenare.
Ai ka kerkuar fjalen si deputet i pavarur, si duket edhe ne kete foto eshte pjese e deputeteve qe kane emrin ne liste per diskutim nga foltorja e Kuvendit.