Saimir Tahiri kërkon të flasë 20 minuta në Kuvend, ja për çfarë bëhet fjalë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tashmë deputet i pavarur, pas vendit të kryeministrit Rama, që e përjashtoi nga grupi parlamentar i PS-së, fill pasi Krimet e Rënda nisen hetimet ndaj tij dhe kërkuan arrestimin, do të jetë pjeseë e diskutimeve të sotme në seancën e Kuvendit.

Së paku kështu është parashikuar në listën e deputetëve që do të marrin fjalën në seancë

“Panorama” mëson se Tahiri ka kërkuar fjalën, si deputet i pavarur në kohën që në Kuveden do të diskutohet ndryshimi në Ligjin e Prokurorisë.

Ai ka mberritur në seancë ndërkohë që punimet kishin nisur. Tahiri ka qenë vetëm, teksa i është drejtuar hyrjes së Kuvendit, ndërkohë që ka qenë i veshur me xhinse dhe xhaketë.