Rruga e Kombit, Ahmetaj: Akoma nuk kanë përfunduar punimet, duhen edhe 200 milionë euro

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj raportoi sot përpara komisionit parlamentar të Ekonomisë për skemën që do të aplikohet për përdoruesit e shpeshtë të rrugës së Kombit dhe banorëve të zonës së Kukësit.

“E gjithë përqasja që ka opozita sot është politike, destabilizuese dhe s’ka të bëjë fare me qytetatrët që në të drejtën e tyre mund të ankohen për tarifën e përdorimit të rrugës”, tha Ahmetaj, i cili theksoi se ky aks, nuk ka perfunduar kurre dhe per tu bere kjo, duhen dhe 200 milione euro.

Ministri tha se tarifa e vendosur nga qeveria Rama është më e ulët se ajo e qeverisë Berisha.

“Nëse skenari i IFC parashikonte tarifë mes 5.3 dhe 5.9 euro pa TVSH për një makinë, marrëveshja e arritur nga qeveria jonë mundësoi një tarifë 5 euro me TVSH. Këtu më duhet të bëj një dallim thelbësor mes qeverisë Berisha”, vijon Ahmetaj.