Roma bën mrekullinë

Roma është kualifikuar sot në mbrëmje për në gjysmëfinalet e Champions League duke mundur Barcelonën e yjeve të Messit me shokë 3-0 dhe duke dhënë një leksion futbolli.

Verdhekuqtë shkruajnë historinë në Olimpico. Mposhtin 3-0 Barcelonen e Messit dhe kthejnë rezultatin 4-1 të ndeshjes së parë.

Shënuan Dzeko, De Rossi me një penallti të fituar nga vetë boshnjaku, por megjithatë dy golat nuk mjaftonin.

Që nga minuta e 58′ e më tej stadiumi Olimpico i shtyu lojtarët si kurrë më parë. Dhe në minutën e 82-të mbërriti brohoritja e madhe.

Goditje këndi e Under për Manolas, që shmangu mbulimin e Semedo dhe e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të përkyer me kokë.