Ristani: Po shqyrtojmë mundësinë e dorëzimit të mandateve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ishte i ftuar në studion e Report Tv ku foli për të gjithë ngjarjen dinamike që ka ndodhur këto ditë në Shqipëri, që nga protesta për tarifën në “Rrugën e Kombit” e deri tek mundësia e djegies së mandateve.

Ristani tha për protestën e e qytetarëve të Kukësit që nuk ka qënë një protestë e organizuar plotësisht nga PD, por nga Këshilli Bashkiak pa dallim partie, së bashku me qytetarët e Kukësit, pasi përveçse është një nga qytetet më të varfra të vendit, është edhe një nga më të varfrat të Europës.

Ristani ka theksuar se partia Demokratike është në mbrojtje të qytetarëve dhe të drejtave të tyre, dhe është një krah i fortë për ta. Nese qytetarët e nisin mosbindjen civile me mbylljen e bizneseve të vogla edhe PD do e shqyrtojë mundësinë e djegies së mandateve, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.