RAMA PARALAJMËRON FURTUNË: NDRYSHIME NË QEVERI, PO SHOHIM KUSH MINISTËR DO LARGOHET

Kryeminstri Rama ka bërë një paralajmërim të rëndësishëm gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së.

Teksa ka folur për qeverisjen e tij, Rama tha se do të ketë ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar, dhe jo vetëm. “Ndryshime në qeveri në shtator nëse duhet bërë, do të shohim cilët ministra, ministre, cilët nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, jo thjesht të tregojnë shifra e statistika, por të kenë vendin e tyre në mendjen dhe zemrat e atyre që na kanë dhënë besim. Do shohim cilët anëtarë të partisë do të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë, si ka punuar sekretariati dhe cilët do vijnë, cilët janë kryetarët e PS që do të ikin, detyra kryesore është bahskëqeverisja”- tha Rama.