Rama në Lushnje: Vettingu pastron sistemin, sistemi i ri do gjykojë të korruptuarit

Në kuadër të thellimit të procesit të bashkëqeverisjes me qytetarët kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Lushnje sërish te platforma shqipëriaqëduam.al, që sipas Ramës është një mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarin dhe një pasqyrë e vullnetit të qeverisë për të reaguar në kohë reale në mbështetje të qytetarëve.

Rama dha disa shembuj konkretë funksionarësh publikë të shkarkuar nga puna, për shkak të zvarritjes së ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Në vend që të humbasim kohë, në vend se kur do t’i dalim para dot, deputetit dhe ministrit, apo kryeministrit dhe a do të na ndalojë apo jo. Në vend se të fusim dorën në xhep dhe të paguajmë për të marrë atë që na takon, mjafton që të harxhojmë vetëm 3 minuta për të shkuar në platformë ankesën, e cila nuk sorollatet nëpër zyra, por shkon direkt te personi përgjegjës. E keni parë besoj, ose kush nuk e ka parë duhet ta dijë, se ministrja e drejtësisë ka dalë dy herë dhe ka informuar publikun, jo për sa ankesa janë zgjidhur, por sa individë janë ndëshkuar. Këta individë janë punonjës zyrash, Aluizni, hipoteka, etj. Janë ata shkaku i vonsës së një dhënie dokumenti për qytetarët.

Kur qytetari bën ankesën, ankesa merret nga ministri. Personat që identifikohen si përgjegjës për dosjet ndëshkohen.

Janë dhjetra e dhjetra punonjës që sot janë në halle prokurorie, sepse kanë vonuar përjgigjet. Janë me dhjetëara punonjës administrate që janë parlajmëruar për përgjegjësitë e pjesshme. Pra kanë një presion nga lart dhe nga poshtë për parazitët në administratë. Ai që të kërkon të drejtën e tij te sporteli, mund të të shkarkojë nga detyra nëse shkruan te platforma.

Rama: Vettingu pastron sistemin, sistemi i ri do gjykojë të korruptuarit

Të rujt zoti me gjithë stafin, për çdo gjë që ngec i zgjidh stafi me popullin. Pa taksa nuk ka shtet, po me ato taksat që kanë bërë ata para teje, ku do vejë ky shtet që ta lanë ty sketerrë Shqipërinë….

Qytetari për Edi Ramën

Për sa kohë të na rujë zoti Erjon Braçen jemi në rregull. Shqetësimi jot lidhur me të shkuarën nuk lidhet me taksat por me drejtësinë. Lidhet me reformën në drejtësi, vettingun, dhe pastrimin e sistemit të drejtësisë. Se edhe këtu të gjithë thonë ç’janë këta që kanë bërë zullume në gjykata, vetëm ikin nga puna. Nuk është ëkshtu. Vetitngu është vetëm për t’i larguar ata nga puna, për të pastruar sistemin. Më pas ky sistemi i pastruar do të merret me ta. Do t’u thotë ku i ke gjetur këto lekët. Sot për sot kjo nuk ndodh. Pra, është proces. Sigurisht pas 28 vjetësh njerëzit janë thinjur ose i kanë humbur të gjitha fijet e flokëve si puna ime dhe i bien shkurt dhe thonë pse si fut ti këta në burg. Ku jemi këtu? Jemi në një sistem që s’të fut në burg, as presidenti, as qeveria as parlamenti, ne bëjmë ligjet, është drejtësia ajo që burgos.

Përgjigja e Ramës për qytetarin