Rama: Kemi rrezikuar qeverinë për të kaluar ndryshimet kushtetuese

Edi Rama është duke mbajtur një fjalim të gjatë sot në Kuvend, teksa përveçs çështjes së tarifëes në Rrugën e Kombit është përpjekur të sqarojë historinë e konçensioneve të shumëdiskutuara këto vitet e funduit. Ndër të tjera, kryeministri përmendi vetingun, duke u shprehur se për këtë çështje ka vënë në rrezik vetë qeverinë.

Pjesë nga fjala e Ramës

Kemi vënë në rrezik qeverinë për të kaluar ndryshimet kushtetuese. Atyre që më thonë që vetingu qenka loja se këta ikin vetë, por nuk japin llogari, ata do të japin llogari kur kanë llogari për të dhënë. Sepse nëse kishim nevojë për veting, kishim nevojë për veting sepse nuk kishim prokurori dhe gjykatë ta bënte këtë veting.

Kush e ka harruar se ku ishim? Këtyre që më thonë lëre se ku ishim, pork u jemi. Kush harron ku ishte nuk do të arrijë dot kurrë aty ku ka vendosur të arrijë.