Rama, batuta me lushnjarët: Të fala kushëririt… Do të martojmë prapë…

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Lushnjë ku ka kërkuar nga të pranishmit në sallë të ngrinin dorën në rast se mendonin se ka rritje taksash.

Pas shumë thirrjeve të nga shefi i qeverisë, pati disa reagime të cilët morën fjalën për të replikuar.

Mes të tjerash, Rama edhe këtë herë nuk i kurseu batutat me qytetarët.

“Kam dëgjuar që do ketë rritje çmimesh. Rritje çmimesh në të gjithë artikujt që lidhen me këtë fashë të bizneseve, zero. Unë e ndjek me shumë vëmendje opinionin publik dhe e ndjek që është një perceptim që kjo qeveri është taksa, taksa, taksa. Kush mendon se ka taksa të ngrejë dorën”, tha Rama.

REPLIKAT:

Rama: E ngriti njëri dorën. Ça takse të është ngrit ty?

Qytetari1: Mendoj si gjithë të tjerët, se kanë njëfarë ngritje këto

Rama: Më thuaj ca të është rrit ty?

Qytetari1: Kjo tani, 20 përqindshi, kjo bie mbi popullin…

Rama: Ku e paguan ti më shumë?

Qytetari 1: Te taksat e biznesit

Rama: Ti ke biznes vetë?

Qytetari 1: Po, biznes familjar

Rama :Të tjerat të janë rritur ty?

Qytetari 1: Jo, aspak.

Rama: Ta sqaroj unë…

Rama: kush mendon nga ju taksa taksa, taksa… (S’ngre dorën njeri)

S’ka mundësi asnjë ankesë se na latë pa muhabet. (Dikush tjetër guxon dhe ngre dorën)

Qytetari2: Unë kam garazhin, 3 vjet që paguaj 30 mijë lekë në vit. Se si është kjo unë nuk e di, unë garazhin e kam timin.

Rama: Ta shpjegoj unë

Tjetër kush mendon këtu që janë rritur taksat?

(Ngre dorën edhe një tjetër)

Qytetari 3: Unë 20 përqindshin e pranoj por ka shtesa taskash, kam një problem. Kam një ndërtesë në autostradën e by Pass Lushnje, për hyrje dalje në autostradë, kam bërë tentativa për ARRSH por më është kthyer një përgjigje në kundërshtim me VKM. S’po nxjerr dot licencën e biznesit tim.

Rama: Jepja mikrofonin atij tjetrit që ngriti dorën.

Qytetari 4: Shefqet Haxhiu, me bujqësi. Unë kërkoj te toka një urë. Kushërinjtë e mi, e kanë bllokuar se te biznesi i vet ka drejtuar një objekt sipër kanalit vaditës.

Rama:Dy armiqtë ka njeriu, kushërinjtë dhe komshiu.

Qytetari 4: Bashkim Fino më thotë unë vij për politike jo për hallet e popullit, kush do mi zgjidhë hallet mua.

Rama: Së pari ka vetëm dy taksa, që janë rritur nga ne, dy. Më gjeni të tretën dhe unë do them tre. Unë di taksa për ata që fitojnë më shumë, ishte 10 përqind për të gjithë njësoj, si furra e bukës si 15 katëshi, ne e bëmë 15 përqind për të mëdhenjtë dhe e ulëm 5 për të vegjlit, dhe 0 për bizneset e vogla deri në 5 mln xhiro.

E dyta ne kemi rritur taksën e karburantit. E tha ministri, në 2013-ën kur filluam detyrën ishim përballë një gremine të vërtetë nga pikpamja financiare. Ja dhe pak thoshte Saliu dhe ju pret fati i Greqisë, e thoshte se e dinte mirë çfarë kishte lënë pas. Thirrëm zjarrfikësat ndërkombëtarë, FMN, që na tha jeni përballë një gremine e rrezikoni mos paguani rrogat e pensionit e fundit të nëntorit, e duhet t’i ulni, dhe dyta rrisni TVSH 20% dhe ai do ishte një taksim i drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët. TVSH-në nuk e paguan biznesi i vogël, e paguan çdokush që blen, është barra e konsumatorit, kjo është arsyeja pse 20% nuk është taksë e shtuar, nuk ekziston kjo.