Rama anuloi vizitën në Shkodër?/ Kryeministria: Rama s’kishte plan të vizitonte Shkodrën

Pas qarkullimit të lajmit se kryeministri Edi Rama do të shkonte sot në qytetin e Shkodrës, vjen reagimi nga Kryeministria. Përmes një reagimi për mediat, Kryeministria tha se nuk ka pasur asnjë plan për këtë vizitë. Sot deputeti i PD-së Bardh Spahia tha se kryeministri Rama anuloi vizitën në Shkodër për shkak të protestës.

Reagimi:

Kryeministri nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar Shkodrën sot dhe vizita e tij e supozuar, është shpikur nga Partia Demokratike për të nxitur një tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqinë e saj. Sot kryeministri është në Vlorë për të marrë pjesë në takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik në Vlorë, ku nëna e tij, Aneta Rama, do të nderohet nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë shërbim.