QËNDRESA në Rrugën e Kombit, Meta dekoron PROTESTUESIT (Ceremoni speciale në Presidencë)

Meta hap dyert e Presidencës dhe dekoron protestuesit përmes një ceremonie të veçantë që do hyjë në historinë e Shqipërisë, si dita e qendresës e ngritjes së papritur të popullit.

Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta reagoi menjëherë pas përplasjes së dhunshme të protestuesve me policinë në Rrugën e Kombit. Ndryshe nga kryeministri Edi Rama i cili dënoi ashpër dhunën e protestuesve dhe tha se përgjegjesit do përgjigjeshin para ligjit, Presidenti Meta shprehu keqardhje për personat e lënduar dhe kërkoi vetëpërmbajtje, dialog e mirëkuptim.

Gjuha e Metës ishte brenda formatit “qetësi e dashuri” karakteristikë kjo e Presidentit. Orë më vonë, palët u qetësuan…Lulzim Basha doli në konferencë, në te majtë i shoqëruar nga Monika Kryemadhi e në djathtë nga Flamur Noka. Edi Rama gjithashtu, i sapokthyer nga Vlora në Tiranë mbajti një fjalim të gjatë ku na tha edhe njëherë tjetër se ai nuk është i pagabueshëm.

Edhe Presidenti Meta nuk mund të rrinte pa bërë “lëvizjen” e tij. Kështu, pas deklaratës së djeshme në mbështetje të protestuesve, Meta sot ka vendosur t’i dekorojë këta të fundit me motivacionin “Qendresë historike e ngritje masive”.
Ceremonia do të zhvillohet këtë mesditë në Presidencë ku janë hapur dyert për të pritur protestuesit. Për shkak të numrit të madh të tyre, janë vënë ne dispozicion jo vetëm ambientet e brendshme por edhe oborri Presidencial.

Burimet bëjnë me dije se një fjalim të veçantë gjatë ceremonisë do të mbajë edhe protestuesi më i veçantë i protestës, ish-truproja i Berishës, njëherëzi babai i reperit të njohur si Stresi, Sali Lushaj. Meta ka ftuar në këtë ceremoni edhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi por s’dihet në politikania do të jetë e pranishme për shkak të axhendës.
Zonja Kryemadhi ka planifikuar një inspektim me kryedemokratin Lulzim Basha në Rrugën e Kombit për të vlerësuar dëmet.
Shënim: Gëzuar 1 Prillin bashkë me taksën e Rrugës së Kombit! /Newsbomb.al