Punonte si kuzhinier, kapet në Itali ish-zyrtari shqiptar.

Në Itali nuk kishte krijuar asnje problem, nuk duket se kishte hesape me drejtesine ne vendin e tij ne Shqiperi.

Keshtu shkruajne mediat italiane teksa raportojne sot se eshte arrestuar nje shqiptar, i kerkuar ne vendin tone. Ai eshte 39-vjecar dhe ka punuar dikur këshilltar bashkiak, kohe ne te cilen akuzohet se ka bere disa shkelje dhe falsifikime.

Behet fjale per vitin 2013, kur ai u denua me dy vite burg, por me perpara ai ishte larguar nga Shqiperia dhe nisi nje jete ne Itali, ku filloi pune si kuzhinier ne Monza.

Pasi eshte njoftuar policia se ai ishte ne kerkim, e ka arrestuar dhe tashme eshte ne pritje te ekstradimit.