Protesta për rrugën e Kombit, Rama: Duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë!

Kryeministri Edi Rama nepermjet rrjetit social, Facebook ka reaguar ashpër ndaj protestës së qytetarëve për Rrugën e Kombit.

Ja se çfarë shkruan Edi Rama në profilin e tij në Facebook:

Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!