PROTESTA/ Grida Duma i drejtohet Ramës: Politikat nuk bëhen pasi njerëzit dalin në rrugë

Deputetja Grida Duma ka qenë sot në zonën e Vorës, një nga katër segmentet që opozita bllokoi në aksionin e saj të mosbindjes civile.

Në një prononcim për mediat gjatë protestës ajo tha se politikat nuk mund të bëhen pasi njerëzit dalin në rrugë.

“Politikat nuk bëhen pasi njerëzit dalin në rrugë. Këto nuk janë politika. Këto janë të provojmë sa mban populli, të tallemi deri në denigrim me atë fjalorin që keni dëgjuar të gjithë në Parlament se ky populli ngrihet, dhe pasi populli ngrihet tregohet që ulesh ti”, u shpreh Duma.