Prestigjozja italiane artikull për Ramën: Ka nisur luftën ndaj të korruptuarve në çdo aspekt

Jo rrallë herë modernizimi shkakton protesta. Këtë herë ka qënë rasti i Shqipërisë, vendi i vogël dinamik i Ballkanit i cili ka njohur zhvillim falë liderit Edi Rama dhe vijon ‘marshin’ drejt Bashkimit Europian.

Taksa e parë autostradale, e cila është vendosur në autostradën që lidh kryeqytetin Tirana me Kosovën ka shtyrë akte dhune.

Demostruesit kanë gjuajtur drejt sportelev të pagesës dhe i kanë vënë atyre flakën.

Ka pasur të plagosur gjatë përplasjes së portestuesve me forcat e rendit.

Lideri europianist Edi Rama ka folur për: “Barbarizëm i cili do marrë përgjigjen e merituar”.

Ai ka nisur luftën ndaj të korruptuarve në çdo aspekt.

Gjithashtu ka nisur aksionet task-forcë kundër shitjes ilegale të zonave bregedtare dhe vijon bashkëpunim e fortë me Italinë duke i hapur luftë eksportuesve të mariuhanës që kanë destinacion BE-në.

/La Republica/ Përshtati në shqip për Lexo.al, Luçiano Golemi/