Policia zbarkon tek Gjykata e Tiranës, bllokohen rruget / Foto

Forca të shumta policie kanë mbërritur pak minuta më parë në Gjykatën e Tiranës aty ku pritet të jepet dhe vendimi në lidhjen me 23 të arrestuarit pak ditë më parë në qytetin e Kukësit.
Një situatë tepër e rëndë shihet rreth godinës së gjykatës, kjo si pasojë e prezencës së shumtë të focave të policisë.
Nuk dihet se si do të shkoj ky proces gjyqësor, por në rast se gjykata i qëndron vendimit të dhënë nga prokuroria, qytetarët që prej ditësh protestojnë pranë drejtorisë së policisë Tiranë janë shprehur se kjo do të jetë një shtys akoma më e madhe për ta përballur shtetin me qytetarët dhe të drejtën.