Plumb në gjoks gjatë ndjekjes nga policia, shqiptari në gjendje të rëndë

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë ditën e djeshme në Itali.

Siç raportohet nga mediat italiane, një 42-vjeçar shqiptar është qëlluar nga policia italiane, gjatë një ndjekje nga kjo e fundit.

Ngjarja ka ndodhur Pontecagnano të Italisë, ku policia ishte vënë në ndjekje të një makine tip ‘Fiat Cromo’, brenda së cilës ndodheshin tre persona.

Por në ndjekje e sipër, njëri prej policëve ka qëlluar në drejtim të tyre, duke lënë të plagosur shqiptarin 42-vjeçar, i cili mor një plumb në kraharor.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa deri tani nuk dihet identiteti i shqiptarit.

Lidhur me rastin në fjalë, policia ka nisur hetimet.