Përurohet qendra sociale te Bregu i Lumit, përfitojnë 170 familje në nevojë dhe 300 fëmijë

Një tjetër qendër komunitare multifunksionale i shtohet Tiranës. Pranë Bregut te Lumit, është hapur qendra ku përfitojnë 170 familje ne nevoje dhe 300 fëmijë. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se ky mjedis synon tu përmirësoje jetën banoreve duke ofruar shërbime sociale, edukim, argëtim dhe aftësim profesional.

“E kemi shumë të nevojshme që në qoftë se ka fëmijë të tjerë në situatë rruge t’i ftojmë këtu. Nuk është detyra e një fëmijë që të shkojë në rrugë dhe të lypë. Ndaj nëse dini fëmijë të tjerë, që prindërit i detyrojnë të dalin në rrugë, na njoftoni që t’i sjellim të gjithë këtu dhe ashtu siç po kalojmë bukur këtu, edhe ata të kenë të njëjtin shans për të ecur përpara në jetë. Sa më shumë të mësojmë tani dhe të kapim kohën e humbur, aq më të mirë do bëhemi nesër”.

Veliaj shoqërohej nga eurodeputeti Knut Fleckenstein pasi ky objekt ashtu si shkolla pranë “Ardian Klosi është ndërtuar me mbështetjen e Bashkimit Europian.

“Jam shumë i lumtur që më ftuat këtu dhe jam shumë i lumtur që Bashkimi Europian dha disa para që ju mund t’i përdorni sepse jo gjithmonë politikanët japin para. Së dyti, do të doja t’u them pse po e bëjmë një gjë të tillë, pse kryebashkiaku po e bën një gjë të tillë, pse Bashkimi Europian po e bën një gjë të tillë: Ne duam t’ju ndihmojmë që të bëheni të fuqishëm dhe të mençur. Dua që të më premtoni që kur ju të rriteni, të bëheni më të fuqishëm, të jeni ju ata që do të kontribuoni në këtë vend që të bëhet më i mirë”.

Qendra sociale multifunksionale do ti shërbejë kryesisht familjeve ne nevoje ne njësinë 8 te kryeqytetit.