PD vazhdon protestat, Berisha në mbledhje grupi: Ramën ta rrëzojmë si Enverin

Deputetët e Partisë Demokratike do t’i braktisin komisionet parlamentare gjatë kësaj jave, për të dalë në terren dhe për të mbëhstetur protesta. Ka qenë ky urdhri që i kanë dhënë sot Lulzim Basha dhe Sali Berisha deputetëve të djathtë.

Gjatë mbledhje së sotme të zhvilluar në selinë e PD-së në Tiranë, kryetari i forcës së djathtë Lulzim Basha informoi se ku do të përqëndrohet aksioni i opozitës.

“Këtë javë vazhdon mobilizimi qytetar për problematikat në bashki dhe denoncimin e korrupsionit ëe qeverisë. Në përqëndrimin e tenderave tek disa oligarkë, gjendjen në shëndetësi dhe inceneratoret”.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Ndërkohë, edhe më i vendosur ka qenë Sali Berisha, i cili duket se i ka dhënë devizën deputëtëve demokratë, se çfarë duhet të bëjnë:

“Kemi arsye të protestojmë për të burgosurit politikë të Kukësit dhe të mbajmë më lart sensin e protestës dhe të mbajmë të gjallë në gjrin tonë këtë diskutim dhe debat, ne çdo fshat e lagje. Edi Ramën duhet ta rrëzojmë siç rrëzuam Enverin”, – ka qenë “kumti” i Berishës, i cili duket se është ende personi që i drejton fijet politike dhe jo vetëm në partinë opozitare, që nuk po arrin të reformohet, dhe që po njeh rezultatet gjithnjë e më të dobëta elektorale, sikurse kanë konfirmuar dy zgjedhjet e fundit parlamentare dhe zgjedhjet lokale të vitit 2015.