Panik në autobus, pëson infarkt dhe humb jetën pasagjeri

Momente paniku në autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë, pasi një prej pasagjerëve ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetën. N.F vjeç 56 banues në Prishtinë, duke udhëtuar me autobus, në afërsi të Fanit në Mirditë ka pasur shqetësime shëndetësore.

Edhe pse është tentuar t’i jepet ndihmë nga pasagjerët e tij, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas policisë, shkak për vdekjen e 56-vjeçarit nga Kosova ka qenë një infarkt kardiak. Ai po udhëtonte nga Prishtina në Tiranë dhe më pas me destinacion Sarandën për të kaluar fundjavën.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 20.04.2018, në aksin autostradë, në Fan, shtetasi N.F vjeç 56 banues në Prishtinë, Kosovë, duke udhëtuar me autobusin e linjës “Sharri-Travel” nga Prishtina për në Sarandë, ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale (infarkti kardiak). Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vdekje natyrale.