Opozita kërkoi shtyrjen e seancës, ja vendimi i Ruçit

Opozita proteston sot dhe ka njoftuar se nuk do të jetë në punimet e seancës plenare. Po kaq i është kërkuar Kuvendit të shtyhet seanca për pasdite. Por duket se mazhoranca do të vijojë axhendën e saj.

Duket se kryeparlamentari, Ruci nuk e ka marre parasysh nje kerkese te tillë. Seanca në parlament është njoftuar se do të mbahet si gjithnjë të enjten në orën 10:00.

Kujtojme se opozita do te jete sot në krye të protestave, të aksionit të saj për mosbindje civile, e per kete i bëri një kërkesë mesditën e djeshme kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi që të shtyjë seancën plenare të së enjtes për në orën 18:00