NIS MOSBINDJA CIVILE/ Ja ku ndodhen Basha dhe Kryemadhi

Ka nisur protesta e opozitës, mosbindja civile e cila konsiston në bllokimin e qarkullimit rrugor.

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbërritur në Vorë aty ku do të mblidhen protestuesit për të bllokuar nyjen e qarkullimit, autostradën Tiranë-Durrës.

Nga ana tjetër, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është në Elbasan ku janë grumbulluar protestues të shumtë në rrethrrotullimin e Bradasheshit duke bllokuar edhe aty lëvizjen.

Opozita e Bashës dhe Kryemadhit ka nisur sot mosbindjen civile që do e shoqërojë me një valë protestash.

Kjo e sotmja pritet të zgjasë përreth 3 orë.