Ndryshimet në statut, gënjeshtra e radhës e Bashës

Partia Demokratike rreth orës 18:00 të pasdites së sotme, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar ka mbledhur kryesinë për ndryshimet statutore.

Në mbledhje është propozuar një draft, por në fakt ashtu si dhe CNA.al e ka përmendur, Basha nuk ka qënë për statut bashkues të Partisë Demokratike, por ka ngritur një komision dhe sërish ka gënjyer.

Anëtari i grupit të punës, Gent Malko i cili ishte pjesë e grupit të punës që do diskutonin ndryshimet është njoftuar vetëm sot para mbledhjes për një draft të gatshëm, i cili është përgatitur nga sekretariati dhe nënkryetarët.

Ai ka thënë në mbledhjen e kryesisë se “këto propozime nuk janë në frymën e bashkimit të Partisë Demokratike, por asnjëherë të vetme nuk është mbledhur komisioni, i cili do ti diskutonte këto ndryshime statutore. Draft-propozimi është i pakonsultuar dhe është bërë vetëm nga sekretariatet.”

Ashtu siç pritej, Lulzim Basha sërish gënjeu, duke ngritur një grup punë që në fakt nuk ishte aspak i tillë dhe kjo i është thënë hapur edhe në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike.

Pra, të gjitha skenarët dhe show i paraqitur në publik nga Lulzim Basha është thjeshtë dhe vetëm një gënjeshtër e tij, duke tentuar të manipulojë opinionin publik dhe ka gënjyer sërish.

Ai premtoi se do të kishte një grup pune, i cili do të diskutonte bashkërisht dhe ndryshimet në statut do të ishin në frymën e bashkëpunimit, po në fakt nuk ka qënë gjë tjetër vecse show dhe manipulimi i radhës për të përçarë Partinë Demokratike.