Moti për fundjavën, ndryshim drastik nga e shtuna në të diel

Moti për këtë fundjavë parashikohet që të jetë jo vetëm i çuditshëm por edhe jashtë rrjedhës së zakonshme të muajit prill. Sipas Meteoalb, moti do të ketë ndryshime dhe “kapriço” të shumta këtë fundjavë. Fillimisht të shtunën, temperaturat parashikohen të jenë në rënie e më pas të ngrihen me dy gradë në mesditë. Nata nga ana tjetër do të jetë e freskët. Meteorologët parashikojnë që të shtunën të ketë dhe reshje shiu lokale si dhe vranësira në disa pjesë të territorit, përfshi dhe Tiranën. Por surpriza do të vijë të dielën. Të gjithë atyre që i ka marrë “malli” për të bërë plazh, mund ta provojnë këtë ditë, pasi pritet që temperaturat maksimale të kapin shifrën e 28 gradëve celcius.