“Mosbindje civile”/ Qytetari tenton të kalojë, protestuesit e bllokojnë

Gjatë protestës së opozitës është regjistruar edhe incidenti i dytë. E ndërsa në mëngjes një qytetar që po kalonte me motor u qëllua nga një protestues, rreth orës 11:30 një tjetër qytetar tentoi që të kalonte rrugën, por u bllokua. Qytetarët u përplasën verbalisht me shoferin e makinës, i cili u kthye pas, pasi rruga është e bllokuar deri në orën 13:00.