“Mosbindje civile”/ Mediu bllokon rrugët pranë Gërdecit

Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita e bashkuar ka nisur paraditen e sotme operacionin e mosbindjes civile.

Deputetët e opozitës janë ndarë në disa zona duke bllokuar rrugët kryesore në vend.

Mësohet se kreu i republikanëve Fatmir Mediu është vendosur në zonën e Vorës, përbri fshatit Gërdec i njohur për tragjedinë e 10 viteve më parë.

Deputeti është bashkuar zërit të banorëve duke kërkuar largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë dhe zgjedhje të reja.

Protestat janë pozitive për demokracinë e çdo vendi, por të çosh Mediun në atë zonë është “shpërthim” i dytë për plagët e atyre banorëve.