“Mosbindje civile”/Mbyllet protesta e opozitës, Basha thirrje Ramës: Anulo koncensionin dhe liro kuksianët

Është mbyllur protesta e sotme e opozitës e cila qendroi në rrugë për mbi dy orë duke bllokuar akset kryesore që lidhin qytetet nga jugu në veri me kryeqytetin.

Nga Vora aty ku qendroi përkrah protestuesve Basha i bëri thirrje kryeministrit të heqë dorë nga dhënia me koncesion e rrugës së kombit, pra heqje totale e tarifës dhe lirimin e kuksianë të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

“Gjithçka që ka ndodhur këto 5 ditë, që nga protesta e qytetarëve të Kukësit, ia ka çjerrur maskën, ia ka shkatërruar fasadën këtij regjimi privat, kriminal që është në pushtet. Ndaj protesta jam i bindur që do të vazhdojë për të hequr taksën në “Rrugën e Kombit”, jo për ta pezulluar, por për ta hequr përfundimisht, për të kundërshtkuar vendosjen e TVSH-së për sipërmarrjen e vogël, për të dhënë ndihmë ekonomike, për mbi 30 mijë banorë, familje të hequr me të padrejtë nga ndihma ekonomike, por mbi të gjitha, për t’i dhënë shqiptarëve perspektivën e një shteti që u shërben shqiptarëve dhe jo një shteti privat siç është ky i Edi Ramës, që i shërben një grushti oligarkësh dhe që arreston popullin dhe lë të lirë kriminelët”, tha ndër të tjera lideri demokrat.