“Mosbindje civile”/ Basha: Shqipëria e privatizuar nga Edi Rama do ti kthehet popullit

Kryetari i PD, Lulzim Basha bashkë me bashkëshorten janë krah qytetarëve në Vorë, aty ku është bllokuar rrugë në shenjë proteste. Protesta masive po mbahet njëkohëshisht në ka 4 pika nevralgjike të komunikimit në vend: Në kryqëzimin e Vorës, Milotit, Cermës dhe Brandasheshit.

I pyetur a është e ligjshme kjo protestë, Lulzim Basha u shpreh se “Regjimi i Edi Ramës është i paligjshëm, Jo protesta. Shqipëria e privatizuar nga Edi Rama do ti kthehet popullit”, tha ai.