Mori 500 mijë lekë rryshfet, procedim penal për Oficerin e Policisë (EMRI)

Prokuroria për Krimet e Rënda filloi procedim penal ndaj Oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, Gertmond Koroveshi.

Ndaj Koroveshi filloi gjithashtu procedimi disiplinor nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat pas denoncimit për përfitim të paligjshëm të shumave monetare nga një qytetar.

Denoncimi u transmetua në emisionin “Fiks Fare” në datën 16 prill 2018. Oficeri i ka marrë 500 mijë lekë rryshfet një qytetari për të mbyllur dosjen e një të akuzuari për trafik droge.