Monika Kryemadhi: Ne kemi më shumë merita se Rama për hapjen e negociatave, kemi sakrifikuar nga vetja, gati protestat

Monika Kryemadhi shprehet se opozita e vendit ka më shumë merita për çeljen e negociatave duke nënvizuar se ka sakrifikuar tepër.

Kryetarja e LSI-së, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian Frederica Mogherini, thotë se ka akoma punë për tu bërë deri në qershor.

“ Duke pasur parasysh falënderimet për KE duke i dhënë Shqipërisë një dritë jeshile për herë të dytë, kjo dritë i jepet dhe klasës politike për të reflektuar.

I kërkuam Mogherini-t ndërhyrjen e saj në mënyrë njerëzore t’i kërkojë Ramës të lirojë 11 kuksianët që mbeten të arrestuar në mënyrë të padrejtë.

Ajo që dua të themi është se sot shqiptarët kanë nevojë për më shumë besim dhe ta shohin BE sa më pranë. Mogherini na falënderoi dhe opozitën si bashkëvepruese në këtë proces.

Opozita është ajo që ka sakrifikuar më shumë nga vetja e saj, për t’i dhënë më shumë shqiptarëve dhe jo mazhorancës,” tha Kryemadhi. (TemA)