Modelja e famshme bën ndryshim drastik

Bella Hadid, një emër mjaft i përfolur në  botën e showbizit, por dhe një ndër modelet më të famshme në botë. Ajo është fytyrë e shumë brendeve të njohura, e ndërsa  njëkohësisht hyn në listën e modeleve më të paguara. Hadid njihet për natyrën serioze dhe vetëm në raste të rralla e shohim të buzëqeshur, por gjithnjë me stil të njëjtë.

Megjithatë, këto kohë Bella ka vendosur t’i befasojë të gjithë me ndryshimin drastik në pamjen e saj, nga brune ajo është shndërruar në bionde. Por gjithashu kujtojmë që modelja është një nga “engjëjt” e “Victoria’s Secret”.