Me Renaton nuk kam më komunikim: Oriela Nebiaj tregon më në fund arsyet e sherrit me shefin e famshëm të kuzhinës

E ftuar në “Një kat më lart”, Ori është ka komentuar për herë të parë për arsyet që çuan në prishjen e ortakërisë me Renaton dhe më pas miqësisë, por duke theksuar se nuk ka pasur asnjë sherr mes tyre, thjsht gjërat nuk kishin shruar ashtu siç ishte menduar.

Unë me Renaton kisha një bashkëpunim, ishim miq dhe bëmë bashkë një biznez. Një biznez me ortak që nuk mendoj se jam e para kur prishen ortakët. Biznesi është biznez dhe ka bërë që të prishen vëllezërit, shok… Unë vetë zgjodha që të isha pjesë e atij biznesit, dhe unë zgjodha që të mos isha. Nuk ka pasur një sherr, ishin shumë rrethana. Unë u lodha, nuk doja diçka që të më stresonte aq shumë, nuk e shihja më veten që të qëndroja me orë të tëra në restorant duke takuar dhjetëra njerëz. Nuk kemi më komunikim e Renaton”, u shpreh Ori.