‘Më i korruptuari dhe kriminel’/ Si do do justifikohet Meta te Mogherinit për Freedom House?

Shefja për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini, prej ditës së djeshme ndodhet në Tiranë ku dorëzoi raportin pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Gjatë ditës së sotme, përfaqësuesja e lartë e Brukselit, do të zhvilojë takime të rëndësishme me krerët e lartë të politikës.

Takimet e Mogherinit nisin me Presidentin Ilir Meta në orën 09:30, për të vijuar me kryeministrin Edi Rama në 10:15, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në 12:00 në Delegacionin e BE-së.

Zëvendës Presidentja Mogherini do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama nga ora 11:15-11:45 në Kryeministri.

Por gjatë takimit me Ilir Metën çfarë do të ndodhë?

Mogherini mësohet se do të raportojë për hapat pozitiv që ka ndjekur Shqipëria në Reformën e Drejtësisë dhe rolin e Vettingut.

Por Mogherini mund të ndalet edhe te raporti i Freedom House. Raporti amerikan i publikuar para pak ditëve, cilësonte se Ilir Meta është njëriu më i korruptuar dhe se Shqipëria ka bërë hapa pas me zgjedhjen e tij si President.

Ka shumë gjasë që edhe Brukseli të ketë të njëjtin raport, por që ende nuk e ka publikuar për Ilir Metën.

Në këto kushte, Ilir Meta është në një vështirësi të madhe, pasi Mogherini do të kërkojë detaje dhe të dhëna në lidhje me këto akuza.

Tani që Shqipëria u pranua në hapjen e negociatave, laku i të inkriminuarve sa vjen dhe ngushtohet.

Duhet parë nëse Prokuroria do të nisë hetimet pas akuzave të Freedom House.