Masa për 23 të arrestuarit në Kukës, kush janë deputetët që u futën në sallën e gjyqit

Seanca e masave të sigurisë për 23 protestuesit e ndaluar po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, për llogari të Gjykatës së Kukësit. Kjo për shkak të kapaciteteve të vogla të gjykatës në qytetin verilindor.

Seanca me dyer të mbyllura nisi rreth prës 09:30, pak minuta me vonesë nga orari që ishte parashikuar.

Mësohet se në sallën e gjyqit janë lejuar deputetët e opozitës, që më parë u penguan. Ky ishte një vendim i marrë nga gjyqtarët e çështjes.

Deputetet PD qe po ndjekin gjyqin jane Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Flamur Noka, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Dhurata Cupi, Aldo Bumci, Orjola Pampuri, Rudina Hajdari.