Makina përfundon në kanal, humbin jetën 3 persona

Mëngjesin e sotëm u raportua për një aksident në aksin Fier-Levan, ku makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Nga të dhënat e para, thuhet se viktimat janë një burrë, një grua dhe një vajzë e re me lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Policia tha se është njoftuar për aksidentin në orën 08:10, ku në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.