Luana Vjollca “braktis” televizionin, ja ku do e shihni

Luana Vjollca, sapo përfundoj me sukses emisionin e saj në Top Channel, “Shiko Kush Luan”. Bukuroshja këtë herë nuk do vijë me projekte në television por po përgatitet për një këngë të re

Producenti i saj ka publikuar një foto në Instagram, ku na tregon se do të publikohet së shpejti kënga më e re e moderatores. Luana numëron 7 këngë, dhe ndonëse ndonjëherë kritikohet nga fansat, ajo sërish vazhdon rrugën e saj, pa u shqetësuar aspak se çfarë thonë të tjerët.

Luana e ka deklaruar se muzika është pasioni i saj i madh dhe do vazhdojë ta ndjeki rrugën që ka nisur për të pasuruar më shumë repertorin.