LSI merr masat e para pas largimeve masive, Rama “blindon” Skraparin

Pas valës së madhe të largimeve nga Lëvizja Socialiste për Integrim, kjo forcë politike ka nisur procesin e riorganizimit tërësor të strukturave për të shmangur lëvizjet e tjera.

Procesi ka nisur nga Skrapari ku edhe pse njihet si zona ku ka mbështetjen më të madhe, ka pasur mjaft lëkundje.

Ka qenë nënkryetari Luan Rama i cili ka zbritur në bazë për të stabilizuar gjendjen.

“Në Skrapar LSI është e do të jetë gjithmonë forcë e parë, referencë krenarie për LSI-në. Nga Skrapari po nisim një proces riorganizimi tërësor të LSI-së”, u shpreh Luan Rama.(TemA)